Tayna i jep fund lidhjes së shkurtër me miliarderin italian

Tayna është ndër personazhet më të ndjekura në showbizzin tonë. Artistja prej vitesh vijon të mbetet ndër emrat më të ndjekura dhe më të pëlqyera për publikun, duke u fokusuar kryesisht tek karriera e saj. Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për jetën private, duke lënë gjithçka në enigmë. Por duket se edhe ajo nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, që mundën të zbulon të dashurin e saj.

Dhe nuk bëhet fjalë për një emër të thjeshtë, por për milionerin Giovanni Santoro-n 32- vjeçari është një ndër milionerët e rinj dhe duket se është mjaft i njohur edhe në Europë. Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali në verën që lamë pas. Çifti ka zgjedhur PortoCervo për të kaluar disa ditë larg vëmendjes së njerëzve, por duket se nuk ia kanë dalë. Në rrjet kanë qarkulluar videot e tyre, teksa shëtisin të përqafuar. Por duket se edhe kësaj historie i ka ardhur fundit. Vetëm pak muaj pas nisjes së këtij raporti, Tayna dhe Giovanni i kanë dhënë fund pa shumë bujë. Në rrjetet sociale çifti as nuk ndiqet më, duke vulosur kështu ndarjen përfundimtare.

Vetëm 2 muaj më parë, dyshja u kap sërish mat, këtë herë në aeroport, ku dhe nuk i kursyen puthjet e përqafimet. Në atë kohë lidhja e tyre dukej sikur po lulëzonte. Çifti zgjidhte që këtë histori dashurie ta jetonte në udhëtime, duke i shpëtuar syrit të kureshtarëve. Por edhe kjo formulë nuk i ka rezultuar e suksesshme. Sepse jo vetëm që të shumta ishin fotot e videot që vinin nga ata, por pas shumë shpejt i erdhi fundi asaj që dukej si një dashuri e madhe. Lidhja e fundit publike e saj është me tekstshkruesin Kech Montana. Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje dhe miqtë e kishin konfirmuar këtë raport. Por si duket lidhjes së tyre i erdhi fundi shpejtë, pasi që të dy artistët nuk ndiqeshin më rrjetet sociale dhe nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ka qenë pikërisht udhëtimi në Itali që ka zbuluar raportin e saj të ri me Giovannin, që në mediat ndërkombëtare njihet se një nga miliarderët në moshë të re. Mediat ndërkombëtare kohë më parë kanë zbuluar edhe jetën e tij, ku në krah në atë kohë ka pasur një partnere ruse. Duket se çifti ishte shndërruar në një problem për fqinjët në një ndër zonat më luksoze të Londrës ku dhe jetonin në atë kohë. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse. “Një agjent i futbollit italian dhe e dashura e tij magjepsëse – që qarkullojnë me një ‘Bentley’ të artë – kanë zemëruar fqinjët e tyre në ‘Notting Hill’ me planet për një njësi të ajrit të kondicionuar ‘të përmasave industriale’.

Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të shtrenjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.

Një tjetër vendase, Helene Cassaigne, shtoi: “Për momentin, nëse njerëzit flasin në tarracë dhe nëse jam në kuzhinë, dritarja është e mbyllur, unë mund të dëgjoj të gjithë bisedën”. “Kështu që me siguri do të dëgjoj zhurmën që vjen nga pajisjet e ajrit të kondicionuar… Unë nuk jam në favor të këtij projekti të ri”. Oficerët e pushtetit vendor kanë rekomanduar tani që njësitë e ajrit të kondicionuar të jepen dritën e gjelbër, në varësi të kushteve të vendosura për zhurmë.

Zonja Genis tha për “Evening Standard” të Londrës: “Nuk dua të përfshihem në asgjë që e përkeqëson situatën ose konfliktin me fqinjët. Unë dua të qëndroj jashtë saj”. Çifti tashmë ka instaluar një dhomë kinemaje dhe sauna në bodrum, ndërtimin e së cilës fqinjët e përshkruan si ‘gërmim deri në Australi’. Martin Edge, apartamenti i të cilit ka pamje nga prona, tha se pajisjet ishin më të përshtatshme për ‘një njësi tregtare ose në një zonë industriale’.

Në kundërshtimin e tij ndaj këshillit, ai shkroi: ‘Nuk mund të mendoj se si dikush që dëshiron paqen dhe qetësinë në shtëpinë e tij, do të lejonte ajrin e jashtëm kaq afër. E kundërshtoj sa më fort aplikimin”, thuhet në shkrimin e “Daily Mail”, duke vënë në dukje jetën e luksit të djaloshit italian. Tashmë që lidhja e tij me rusen ka përfunduar, ai ka gjetur sërish dashurinë në krahët e reperes së njohur.

Duket se ndarja e Taynës me të dashurin milioner nuk ka ndikuar aspak tek ajo. Reperja vijon me karrierën, e pandikuar nga gjendja e saj sentimentale. Ndërkohë si përherë ajo është përfshirë në thumbime me kolegë. Këtë herë ajo dhe Fero nuk i kanë kursyer tumbat për njëri-tjetrin. Tayna nuk ia ka përtuar një kundërpërgjigje Feros, i cili e ofendoi publikisht gjatë një video live në ‘Tik-Tok’. Reperi nga Kosova, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, pasi fitoi “lirinë” është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, ai realizoi një live në ‘TikTok’ së bashku me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun.

Gjatë bisedës, ky i fundit shprehet se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero ia pret që ajo çdo ditë shton një operacion të ri. “Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri”, dëgjohet të thotë reperi duke qeshur. Në mënyrë indirekt, Tayna i është përgjigjur duke ripostuar në ‘Instastory’ një thënie në anglisht ku thuhet: “Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë, mundesh thjesht të më admirosh”

Me sa duket, ajo ka dashur t’i përgjigjet atij përmes këtij thumbimi duke e cilësuar si ‘fans’ të sajin. U duk sikur Fero kishte marrëdhënie të mira me Tayna-n pas prishjes së raporteve me Rinën dhe kjo u duk veçanërisht kur Fero vlerësoi kundërshtaren e Rinës, Tayna-n. Pas kësaj mes tyre nuk pati ndonjë zhvillim tjetër, të paktën në sytë e publikut, deri tani kur Fero e sulmoi papritur reperen. Nga ana tjetër, Tayna shquhet si një ndër personazhet që më së shumti është përzier në sherre virtuale, duke qenë e gatshme të replikojë me këto që ia përmend emrin. Krahas jetës së saj private, që zgjedh ta mbajë hermetike, gjithçka tjetër për Taynën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *