Doruntina Shala e njohur me emrin e saj të artit Tayna, është një nga reperet më në zë në tregun muzikor. Reperja numëron një numër të madh fansash, të cilët shpesh kanë treguar se janë të aftë të bëjnë “çudira” për të.
Këtë herë ndryshe nga dedikimet me letra apo gjeste nëpër koncerte, një fans ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta përkrahur artisten e preferuar. Një person ka vendosur në xhamin e pasëm të makinës së tij një pankartë të madhe, ku duket Tayna dhe afishimi i rrjeteve të saj sociale.
“Ndiq këngëtaren më të mirë, Doruntina Shala, Tayna,”– shkruhet në posterin e ngjitur në makinë.
Një mënyrë e zgjuar e fansit kjo për të marketuar artisten e tij të preferuar. Ky gjest është ndarë në Instagramin e saj edhe nga reperja, e cila nuk ka hezituar t’i shprehë emocionet.
“Jam duke vdekur së qeshuri. Faleminderit kushdo që e ka bërë këtë. Dhe bëni atë çfarë shkruhet aty,”– shkruan Tayna bashkangjitur fotos.