Të akuzuar për vjedhje, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vjedhje në kryeqytet. Konkretisht bëhet fjalë  për Eduart Zekaj, i cili në kohë dhe vende të ndryshme, dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universtitetit të Tiranës.

Gjithashtu është prangosur edhe Armand Nushi, i cili ka tentuar ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin një mjeku. Ndërsa Emilian Imeri ra në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme, në një magazinë.

Njoftimi Policisë:

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 4, brenda 12 orëve, 3 operacione policore, të koduara “Videoprojectors”, “Medicus” dhe “Friend”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Tre persona u arrestuan dhe një tjetër u procedua penalisht.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Videoprojectors” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Eduart Zekaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht shtetasi R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Eduart Zekaj, në kohë dhe vende të ndryshme, dyshohet se ka vjedhur 18 videoprojektorë në 4 universtitete të Tiranës, ndërsa shtetasi R. K., ka përvetësuar sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 18 videoprojektorë, të dyshuar të vjedhur.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Medicus” u bë arrestimi i shtetasit:

– Armand Nushi, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Armand Nushi, në Rrugën e Dibrës, ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin shtetasit L. S., dhe më pas është larguar. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se me datë 23.09.2022, ka vjedhur shuma parash në dyqanin në pronësi të shtetasit Th. J.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Friend” u bë arrestimi i shtetasit:

– Emilian Imeri, 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme, në magazinën në pronësi të shtetases E. N.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *