Pamjet që do të shihni tregojnë disa çaste nga aksioni i sotëm policor, i cili u shtri në disa qytete dhe që çoi në arrestimin e 18 personave.
Në fotot e mëposhtme shihen forcat e policisë teksa po kryejnë kontrolle në ambientet e një hoteli ku strehohej Ervis Martinaj.
Ndërkohë, në një pamje tjetër shihen disa sende të sekuestruara, ku mes të tjerash ka një sasi kanabisi, doreza, një veshje ushtarake, paracetamolë si dhe disa broshura. Kujtojmë se mes personave për të cilët SPAK lëshoi 33 urdhër-arreste, ishte dhe Martinaj, i cili po kërkohet nga policia.