Të burgosurit shqiptarë në Britani drejt burgjeve në Shqipëri/ Avokati: Jo ‘rigjykim’ vendimeve të gjykatave britanike

Fillimi i zbatimit të marrëveshjes së transferimit të të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe për avokatin shqiptar në Londër, Naim Hasani, është edhe një tregues se tonet e marrëdhënieve mes dy vendeve po normalizohen. Në një lidhje direkte Hasani thotë se zbatimi i kësaj marrëveshjeve e ndihmon shumë Britaninë e Madhe për shkak të mbipopullit të burgjeve atje.

“Nëse ata dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre për të vuajtur dënimin atëherë marrëveshja është atje dhe ata që janë dënuar me mbi 4 vite mund të transferohen. Ka një mbipopullim të jashtëzakonshëm të burgjeve në Britaninë e Madhe. Faktikisht nuk bëhet fjalë për ekuivalentim të dënimit. Është thjesht vetëm vuajtje e dënimeve të dhëna nga gjykatat. Britania ka marrë garanci se vendimet e gjykatave britanike nuk do të vihet në diskutim dhe do të çohet deri në fund. Marrëveshja është thjesht për vuajtje të dënimit”, tha Hasani.

Ai u shpreh se janë mbi 1300 të burgosur shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“FATKEQËSISHT NJË PREJ VENDEVE KRYESORE TË HUAJA QË PËRBËN NUMRIN MË TË MADH TË TË BURGOSURVE ËSHTË SHQIPËRIA. POR LAJMI I MIRË ËSHTË SE KA NJË RËNIE DRASTIKE E NUMRIT TË SHQIPTARËVE QË UDHËTOJNË ME GOMONE”, THA NDËR TË TJERA  AVOKATI.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *