‘Të çmendur’ pas Apolonisë/ Parku arkeologjik kthehet në ‘shesh’ celebrimesh për turistët e huaj

Parku Arkeologjik i Apolonisë është kthyer në atraksion turistik për shumë turistë vendas e të huaj. Së fundmi, një çift ka zgjedhur të celebrojë dashurinë me pamjet e kësaj pjese të trashëgimisë vendase.

“Jam nga Patosi. Kam zgjedhur pikërisht Parkun e Apolonisë për të realizuar klipin e dasmës sonë, pasi është një pjesë shumë e bukur e zonës sonë, që meriton të vlerësohet në çfarëdolloj momenti”, thotë e reja nga Patosi.

Nga qendra monumentale, tek shëtitorja me kolonat dorike, monumenti i çezmës së Nimfeut, Portën e Temenosit si dhe  Manastirin e Kishën e Shën Mërisë, turistët vendas e të huaj kanë shumëçka për të parë në Apoloni. Ky çift vjen nga Peruxhia e Italisë. I rritur në Itali djaloshi durrsak zgjedh që t’ia prezantojë bukuritë vendase të fejuarës së tij italiane.

“Kemi ardhur në Shqipëri dy ditë më parë dhe ramë menjëherë në dashuri, për bukurinë e vendeve natyrale të këtij shteti. Do të qëndrojmë këtu për afro 6 ditë dhe gjatë kësaj kohe shpresojmë të vizitojmë sa më shumë vende, qytete si berate, lumenj, male, por edhe Vlorën e Sarandën ku ka një det shumë të bukur kristalin. Adhurojmë të gjithë shqiptarët, mirësjelljen e tyre mikpritjen që ofrojnë. Me pak fjalë e duam shumë këtë vend”, thotë turistja italiane.

Këta turistë vijnë nga Franca dhe Spanja dhe janë të impresionuar nga bukuritë e paprekura të vendit tonë, por edhe mikpritja që u bëhet.

“Është hera e parë në Shqipëri për ne, kam ardhur me familjen dhe do të qëndrojmë për dy javë”, shprehet turistja. Është shumë bukur, më pëlqen, e gjej shumë interesante. Është shumë bukur, njerëzit janë shumë, shumë të sjellshëm. Ne jemi shumë të kënaqur nga udhëtimi në vendin tuaj”, pohojnë turistët. /shqiptarja

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *