“Të dalë menjëherë të kërkojë falje, të qëndrojë 30 minuta në gjunjë para…/ Fuga shpërthen ndaj Felajt: Shkarje mendore, ka hyrë pa busull në…

Profesori Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj ku tha se projekt-rezolutat për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë janë instrumente që bien ndesh me Ballkanin e Hapur.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Fuga shkruan se shpreson se ato çka deklaroi Felaj, të jenë një shkarje mendore e çastit, duke theksuar se ajo ka folur e paautorizuar dhe ka futur hundët aty ku nuk ka asnjë kompetencë.

“Zonja ka folur me nxitim, me siguri e paautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të qëndrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë! Por, nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëherë jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë!”, shkruan Fuga.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *