‘Të dehur në timon’/ Kapen 15 shoferë në Tiranë

15 drejtime mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë thyer rregullat e Kodit Rrugor.

Mësohet se shoferët janë kapur nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës/Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Vihen në pranga 15 drejtues mjetesh.

-Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi qarkullonte me motomjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, vihet në pranga 37-vjeçari.

Gjatë vitit 2022 janë goditur 182 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, kanë ndaluar motomjetin me drejtues shtetasin E. M. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofuar atyre një shumë parash, duke qenë se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë.

-Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga edhe 14 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.

Konkretisht, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 14 shtetas, nga këta: 8 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; 3 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; 2 shtetas, pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga; 1 shtetas, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një ngjarje

 

 

 

 

 

 

 

Nis hetimi disiplinor për mësuesin e gjuhës angleze në shkollën 9 vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli.

 

Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.

 

Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.

 

 

Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë. Në komunikim telefonik me drejtoren e DAR, Vinjola Rota, sqarohet se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

 

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko social. Në këto moment që po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *