Vijon aksioni ndërmarrë nga Policia Rrugore për shkelësit e kodit rrugor. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 shoferë kanë përfunduar në pranga e policisë, pasi janë kapur të dehur në timon.
Po ashtu janë pezulluar 88 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 180 km/h
Njoftimi i Policisë:
Siguria Rrugore Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nga makinat inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët, kamerat, aparate fotografikë, droni “edukues” dhe mjetet e palogura, në të gjitha akset rrugore të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të qarkullimit, me mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në dispozicion, janë konstatuar qindra shkelje, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 88 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 180 km/h. Janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i evidentimit nga pajisjet inteligjente, u ndëshkuan:
٠653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes;
٠104 drejtues automjetesh, po nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve, si dhe
٠8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Të gjitha akset rrugore të vendit monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore ????, me qëllim evidentimin ???? dhe ndëshkimin ✍ e atyre drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor????