Të dënuarit që qëndrojnë në burgun 302 nuk kanë pranuar të ndajnë qelinë me vrasësin Dan Hutra.
Të shtyrë nga frika se mund të kenë përplasje me të, mësohet se është refuzuar vendimi i Drejtorisë për ta mbajtur në ambiente të përbashkëta. Madje i njëjti veprim është bërë edhe për ushqimin, ku ai qëndron i vetëm.
Vrasësi serial i grave Dan Hutra, është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në Tiranë.
Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkëta.