‘Të dhënat janë marrë’/ Eksperti i sigurisë për sulmin kibernetik: Vendi mund të shkojë drejt destabilizimit

Eksperti i sigurisë publike, Fabian Zhilla ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik nga Irani ndaj sistemit TIMS.

Zhilla për ‘News 24’, tha se sulmi kërkon të sjellë konflikt social në vend dhe vëmendja të zhvendoset diku tjetër.

Sakaq shtoi vendi mund të shkojë drejt destabilizimit.

“Materiale hetimore që përbëjnë sekret hetimor. Ka të dhëna për tentativë vrasje për krerë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministri në Kosovë, drejtuesin e PD, janë dhënë emra dhe këto mund të ishin ose janë subjekt hetimi si tentativa për vrasje për kryeministrin e Kosovës që mund të prishi hetime edhe jashtë vendit. Synimi është për të sjellë konflikt social e për të zhvendosur vëmendjen diku tjetër. Të dhënat duket se janë marrë, posedohen dhe ka një plan për të çuar vendin drejt destabiziimin. Të jemi të kujdesshëm për materialet që shpërndajmë se kemi të bëjmë me interesat kombëtare”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *