Shumica e emigrantëve shqiptar që kanë kaluar Kanalin Anglez, të cilëve u janë vendosur “byrzylykë elektronikë” në këmbë, në përpjekje për t’i ndaluar ata të anashkalojnë mos dalin nga radari, ose i kanë prerë; ose i kanë dëmtuar. Sipas mediave britanike, shifrat nga Home Office tregojnë se 133 nga këto 204 kishin shkelur rregullat dhe në shumë raste i kishin hequr.
Dhe 51 nga 64 kriminelët shqiptarë që u “etiketuan” përpara dëbimit të tyre të mundshëm i thyen rregullar. Videot në TikTok tregojnë se sa e lehtë është të heqësh një etiketë të vendosur në kyçin e këmbës. Një video që qarkullon tregon një grua që i heq byrzylykun nga këmba e një burri, ndërsa videon e kishin titulluar me emrin: Liri/Freedom.
“Daily Telegraph” raporton se një nga videot e heqjes së etiketave në platformën e mediave sociale ishte hedhur nga një shqiptar, i cili ishte “etiketuar” pasi u akuzua si fermer në një shtëpi bari, ku u kap me 800 bimë kanabis.
Në vitin 2021 kishte 800 emigrantë shqiptarë që kaluan Kanalin, por kjo shifër ishte deri në të paktën 11,500 vitin e kaluar. Kjo është një e katërta e 46,000 personave që kaluan në 2022. Muajin e kaluar ministrat arritën një marrëveshje me Shqipërinë për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve mbi bazën se ajo është një vend “i sigurt” që kërkon anëtarësimin në BE.
Kryeministri Rishi Sunak ka thënë se kjo do të thotë se shumica e kërkesave për azil nga shqiptarët mund të trajtohen si të pabaza. Aktualisht ka rreth 15,000 njerëz në të gjithë Anglinë dhe Uellsin të cilët janë etiketuar në mënyrë elektronike.