“Të dua!”, Monika Kryemadhi i uron ditëlindjen dhe i shpreh dashurinë Ilir Metës

Sot është një ditë e veçantë për Ilir Metën, e po kaq speciale dhe me ndjesi të bukura është edhe për bashkëshorten e tij, e cila ndjehet si një 20-vjeçare në krahët e tij. Kreu i Shtetit sot ka ditëlindjen. Bashkëshortja e tij, e cila këto ditë ka një agjendë të ngjeshur me fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, si rrallë herë, i ka bërë një dedikim të ndjerë.

Thonë se dashuria nuk njeh moshë, e as kufinj. Meta sot është i përkëdheluri i Monikës, ndërsa publikisht i ka thurur disa rrjeshta të cilat do ti kishte zili kushdo. Një mesazh i fortë dhe tejet i guximshëm nga kryetarja e LSI-së, e cila i premton bashkëshortit e saj, presidentit të vendit Ilir Meta, se do ta dojë përjetësisht.

Monika Kryemadhi kujton me nostalgji vitet që kanë lënë pas, po kaq të vrullshme sa ditën e parë që janë njohur. Këto vite të ‘përkthyera’ në rrudha, dëshmojnë dashurinë që nuk është venitur, por përkundrazi shtohet çdo ditë e më shumë.

Tre fëmijët e tyre, kurorëzimi i një dashurie të pamasë, dëshmojnë edhe jetëgjatësinë e çiftit Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Duke sjellë në fokus sfidat e shumta e në të njëjtën kohë prania e fëmijëve të tyre, Kryemadhi thotë se ndjehet e bekuar për partnerin e saj, shokun e saj të jetës, për të cilën shprehet pa ‘dorashka’ se e do si një adoleshente.

Urimi nga Monika Kryemadhi

Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. ?
Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht. ❤️

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *