Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot pas ndarjes në dy grupime.
Në një deklaratë për mediat, Jozefina tha se PD duhet të ecë e bashkuar përpara.
Sakaq shtoi situata në vend duhet të ndryshuar.
“Politika është e komplikuar, dhe ju e dini më mirë nga të gjithë se jeni gazetarë që keni ndjek politikën, kur koherenca edhe bashkimi ecin bashkë. Por, gjithsesi duhen gjetur format për të ecur përpara sepse është e rëndësishme me u bashku. Është shumë e rëndësishme me qenë bashkë për të ndryshuar situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më”, tha ajo.