Të famshmit ‘kokë më kokë’ për makinat e shtrenjta/ Ja sa mijëra para kanë harxhuar Beyonce, Ronaldo, Kylie Jenner

Yjet botërorë, të fushave të ndryshme, kanë nisur një “betejë” financash, duke demonstruar fuqinë ekonomike nëpërmjet makinave të shtrenjta.

Sipari i të famshmëve të apasionuar pas makinave të shtrenjta, nis me çiftin Beyonce Jay Z, të cilët pak kohë më parë blenë makinën “Rlls-Royce” për vlerën rekord të 20 milionë eurove.

I dyti në listë vjen Cristiano Ronaldo, ai ka koleksion makinash që kapin në total vlerën e 17 milionë eurosh. Ndër më të preferuarat dhe që ai parapëlqen të shëtisë shpesh, është Bugatti Centodieci, e cila ka një vlerë në treg prej 8.5 milionë euro. Po ashtu, në garazhin e tejmbushur të Ronaldos, gjendet Ferrari, Lamborgini, e shumë mjete të tjera.

Milardierja Kylie Jenner, është po ashtu një nga të famshmet që është e dhënë pas makinave. Ajo ka një pasuri që përllogaritet diku te 700 milionë dollarë, ndërsa në flotën e saj të makinave, pikas një Bugatti Chiron e bardhë, me vlerë 2.1 milionë dollarë.

Lista plotësohet më tej me emra si Justin Bieber, Cardy B, Rihanna etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *