Në jo pak raste, shumë personazhe publikë, e sidomos nga bota e showbizit, kanë fansat e tyre. Por edhe politika nuk mbetet pas. Për dikë, Edi Rama nuk është vetëm lideri i një partie, ndërsa ka gdhendur në trupin e tij imazhin e kryeministrit. Nuk e besoni? Kjo është e vërtetë. Dashuria dhe vlerësimi që kishte ndaj kreut të qeverisë ka qenë e madhe, aq sa ka bërë një tatuazh. Tatuazhi i një djali që ka realizuar portretin e kryeministrit Edi Rama në shpinë, po bën xhiron e rrjetit. Feliks Rapushi, i cili ka realizuar këtë tatuazh, ka treguar se për këtë punim i janë dashur gati gjashtë orë dhe pjesa më e vështirë ishin sytë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se djali e kishte idhull Ramën, dhe ishte tip shumë interesant. “Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë.
Me aq sa kuptova e ka idhull, nuk di shumë. Ne kemi realizuar edhe portretin e Berishës, në shpinë e ka edhe dikush tjetër. Për vendin dhe madhësinë, ne i sugjerojmë, sepse klientët vijnë me idetë e veta.
Sytë janë një pjesë e vështirë e portretit të Ramës. Portretin e Ramës e kisha më të lehtë për ta realizuar, pasi syri im është vrarë, e kam parë vazhdimisht ja njoh karakterin, e kam parë në televizor, Youtube. Ndërkohë kur më vijnë me një person në foto që nuk e njoh, e kam pak më të vështirë se më duhet të shoh foto të tjera për ta kuptuar karakterin”, tha tatuazhisti.
“Është tatuazh goxha i detajuar, do shumë punë, goxha orë për të realizuar. Unë nuk kam marrë një shkollë të mirëfilltë për arte, po nga dëshira kam mësuar të pikturojë. Unë punoj të gjitha teknikat, bardh e zi e me ngjyra. Nuk e kam problem. Në trup është më e vështirë, pasi dhimbja bën të vetën, personi pyet pasi do të dijë se si po duket. Ne mundohemi ta mbajmë edhe pak me muhabet”, u shpreh Feliksi.