Ata që besojnë se të folurit vetëm është një simptomë e çmendurisë e kanë gabim sepse studimet dhe hulumtimet konfirmojnë se kjo është një karakteristikë e njerëzve inteligjentë.
Kush nuk ka menduar ndonjëherë me zë të lartë? Në realitet për disa njerëz është zakon dhe nëse dikur besohej se ishte një shenjë çmendurie, sot shkenca e mohon dhe përkundrazi pretendon se ajo, është sinonim i gjeniut.
Në një studim të botuar në revistën Taylor & Francis Online të eksperimenteve psikologjike, Dr. Daniel Swigley dhe Dr. Gary Lupya pohon se të folurit vetëm e bën trurin më efikas. Të folurit vetëm ndihmon për të njohur dhe kuptuar botën, stimulon kujtesën dhe të mësuarit.
Në një eksperiment, psikologët Swigley dhe Lupya, kanë treguar se si përsëritja e fjalëve me zë të lartë rrit përqendrimin dhe konceptet memorizohen më mirë. Në këtë mënyrë fitohet inteligjenca dhe vetëvlerësimi!
Për më tepër, ata argumentojnë se shprehja e problemeve tek vetja lehtëson ankthin, ndihmon në uljen e vështirësive duke kuptuar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo dhe lejon që të gjenden zgjidhje. Kur keni paqartësi, sigurisht, është mirë të dëgjoni veten pasi teksa flisni me veten do të mund të gjeni zgjidhjen më efikase që ju duhet.