Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-emisarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai postoi një foto nga takimi i tij me Grenellin përmes një postimi në Twitter. Meta shprehet se angazhimi i tij forcon marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
“Është gjithmonë kënaqësi të kemi Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara vlerësohet shumë,” shkruan Meta.
/Priza.al/