“Të fortëve” u priten fijet, çfarë mase do marrin tani ata? (Emrat)

37 persona, mes tyre edhe eksponentë të njohur të krimit janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e 155 kamerave të sigurisë që u sekuestruan gjatë fazës së nëntë të operacionit ‘Fijet’. Mes emrave të njohur të krimit, janë Gjergj Cukalli i njohur ndryshe si ‘i forti i Myslym Shyrit’ dhe Elidon Kotorri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre personave.

Ja disa prej emrave që janë vendosur nën hetim për montim të këtyre kamerave: Baftiar Sufa ; Bajram Gjoshi; Bledar Musaj; Boiken Spahiu; Denis Dervishi; Elidon Kotorri; Ervin Mansaku; Ervis Murati; Florand Karemani ; Florian Dragoni; Gëzim Çelaj; Gjergj Cukali; Igli Selita; Ilir Oshafi; Rigers Krroqi; Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu dhe Genci Ferhati.

Gjergj Cukali njihet si i ‘forti i Myslym Shyrit’, ndërklohë që Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje. Genc Ferhati i cili njihet edhe si i “forti i Rrugës së Kavajës”, është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte skeduar atë si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në atë kohë rivaliteti i bandave të djemve të rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, për të kontrolluar territorin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës ishte në kulm.

Eksponentët e krimit mund të përdorin tashmë kamerat e vogla të sigurisë, për të mos u vënë re. Teknologjitë e përparuara, kanë bërë të mundur, që kamerat me përmasa vetëm pak centimetra, të garantojnë në të njëjtën kohë kualitet të lartë të imazheve dhe dëgjimit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *