Kylie Jenner së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “The Late Late Show” së bashku me nënën e saj Kris Jenner. Ajo ka folur për jetën e saj private por u ndal edhe tek gënjeshtrat. Prezantuesi James Corden e pyeti Kylie-n nëse gënjente kur ishte fëmijë, ndërsa Jenner shprehet se:
“Kjo është superfuqia ime. Isha shumë e vogël dhe ndodhesha në shtëpinë e një shoqeje. Ishte një derë e vogël dhe një zinxhir çelësash. Unë e vodha atë, por isha 7 vjeç. Gjithsesi, e mora mësimin tim sepse nëna ime më pyeti se si e mora atë”.
Por ja ç’tregoi Kris Jenner: “Unë hyra në dhomën e saj dhe pashë zinxhirin e çelësave. I mbante gjithmonë në vende të fshehta, si për shembull poshtë jastëkut. E pyeta se ku i gjeti dhe ajo tha: “Nuk do më besosh por është shumë e veçantë për mua sepse papa Harry (babai i Kriss) m’i dha para se të vdiste. Ne ndërruam shtëpi dhe Kylie i mbajta për vite me radhë, ndërsa unë e pyesja nëse po e ruan siç duhet.”
“Në këtë moment më kapi ndjenja e fajit dhe i tregova të vërtetën. Një natë i shkruajta një letër dhe ia fut poshtë derës së dhomës duke i thënë se në fakt e kisha marrë nga shtëpia e shoqes.”-vijoi Kylie.
Më tej, Kylie ka zbuluar se nëna e saj Kris e ndihmon shumë me dy fëmijët e saj.
“Mami asistoi në lindjen e Stormit. Ose më saktë, ishte ajo që e solli në jetë. Ishim në maternitet me doktorët në sallë, mami kishte veshur uniformën e mjekut dhe mirëpriti Stormi-n. Është e mrekullueshm edhe e qetë. Ka rritur gjashtë fëmijë dhe dua ta kem gjithmonë pranë”, zbuloi Kylie.