E diela është kthyer në ‘makth’ për shoferët që nisen për të pushuar në bregdet, por bllokohen në trafik.
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kishte radhë kilometrike automjetesh në autostradë, kryesisht në kthesën e Maminasit pasi një pjesë e pushuesve zgjedhin të bëjnë plazh në Gjirin e Lalëzit.