“Të gjithë e kemi nxitur të kryejë këtë krim”, avokati i Përvathit pas vendimit të gjykatës: Rasti i parë që kemi dy viktima!

Gjykata e Lezhës ka dhënë ditën e sotme masën ‘arrest me burg’ për 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili vrau 4 ditë më parë një 65-vjeçar.

Pas vendimit, avokati Andi Duraj ka dhënë deklaratën e tij për mediat. Ai sqaroi se viktima e parë është 65-vjeçari që humbi jetën nga 4 plumbat, dhe i dyti autori i veprës, pasi sipas tij është rritur me urrejtje dhe se “nga pak të gjithë ne” e kemi nxitur këtë krim.

“Nuk pritej një vendim tjetër, për shkak të veprës, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Është rasti i parë që ka dy viktima. Viktima e parë është 65-vjeçari dhe i dyta që nuk besoj të jetë e fundit, autori i veprës penale. Nga pak të gjithë e kemi nxitur të kryejë kështu lloj krimesh, si gjakmarrja, qoftë media, qoftë opinioni shoqëror që është rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im në konflikt me ligjin është fëmijë, mos ta harrojmë këtë, ishte shumë i tronditur. Ngjarja në tërësi është një nga më të rëndat dhe ka vetëm viktima”,  shpreh avokati.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *