“Të gjithë kemi një pikë të dobët për dikë…”/ Vajza e Alketa Vejsiut flet hapur për jetën personale

Pas bujës që bëri me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, Nikol Nelo, vajza e moderatores së njohur Alketa Vejsiu, vijon të jetë aktive në ‘Instagram’. Së fundmi, Nikol ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ka marrë mjaft komente pozitive dhe i janë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet. Përveç komenteve pozitive dhe komplimenteve nga njerëzit, Nikol nuk heziton të publikojë edhe pyetje rreth jetës personale.

“A të pëlqen vërtet dikush? Dhe si reagon duke e ditur që të shkruajnë kaq shumë veta?”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Nikol iu përgjigj duke shkruar: “Kam përshtypjen që të gjithë kemi një pikë të dobët për dikë…” Kështu ajo la të kuptohej se i pëlqen dikush, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se vajza e Alketa Vejsiut u bë menjëherë një personazh i ndjekur në Instagram, kjo për faktin se Alketa e ka mbajtur familjen gjithmonë larg syrit të publikut. Në një ‘ask me a question’ të zhvilluar më herët, një ndjekës shprehu gjithashtu dëshirën që Nikol të jetë nusja e tij. Ajo përgjigjet duke thënë se: “Paskan filluar aplikimet dhe në Instagram pse nuk thoni ju”. Nikol po vazhdon studimet në Angli, e cila ka shprehur dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë biznesin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *