“Të gjithë në garë për hapjen e dosjeve”, Doda: 8 vite më parë heshtën si “fija e barit”

Deputetja Mesila Doda, kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook kthehet 8 vite pas në kohë, atëherë kur ajo ishte një nga nismëtarët për hapjen e dosjeve.

Doda shkruan se, këta që sot janë në garë për hapjen e dosjeve, në atë kohë iu dridhej dora e heshtën si fija e barit.

“Meqenëse sot i shoh të gjithë në garë për hapjen e dosjeve, më duhet t’i rikujtoj që i dridhej dora e heshtën si fija e barit kur ne depozituam në vitin 2014 ligjin për hapjen e dosjeve…

Të paktën të jemi të drejtë me historinë dhe ata që kërcenin asokohe se po bënim një akt pa lejen e partisë dhe ata të tjerët që kishin hall se mos mërziteshin spiunët e partisë, po të kishin pak njerzillëk sot duhet të heshtnin”, shkruan Mesila Doda”, shkruan Doda.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *