‘Të gjithë ngrihemi në ajër kur ti këndon’, Von Der Leyen takohet me Dua Lipa-n në Washington

Presidentja e KE Ursula Von der Leyen është takuar në Washington D.C. me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Ajo nuk e ka fshehur kënaqësinë e këtij takimi dhe nuk i ka kursyer fjalët e mira. Përmes një postimi në Twitter, Von der Leyen tha se Dua ka një ndikim shumë të madh në botë.

“Shumë e lumtur që takova DUA LIPA-n në Çmimet e Lidershipit të Këshillit Atlantik. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë ‘ngrihemi në ajër’”, shkruan ajo duke përdorur titullin e albumit të Dua Lipas, “Levitating”.

foto galeri

  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *