Rusia po ndërton ushtrinë e saj në një bazë të largët ajrore në Arktik me raketa, radarë në një kohë që Kremlini kërkon të dominojë zonën e cila mendohet të jetë e pasur me naftë. Baza ajrore ‘Nagurskoye’ në arkipelagun Franz Josef Lnd u ndërtua në vitet 1950 si një stacion moti dhe postë komunikimi midis kontinentit Euroaziatik dhe Polit të Veriut.
“Të gjithë e dinë që ky është territori ynë, toka jonë. Ne mbajmë përgjegjësi që bregu i Arktikut të jetë i sigurtë dhe çdo gjë që vendi ynë bën atje është plotësisht e ligjshme”, deklaroi Sergey Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë. Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj në zonën e Arktikut, duke konkurruar kështu ne SHBA-në, Kanadanë, Danimarkën dhe Norvegjinë. Kina gjithashtu ka treguar një interes në rritje për këtë rajon, i cili besohet të ketë deri në një të katërtën e naftës dhe gazit të pazbuluar të Tokës. Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se pasuritë minerale të Arktikut arrijnë deri në 30 trilionë dollarë.
Baza, e cila ndodhet rreth 600 milje në jug të Polit të Veriut, u ndërtua duke përdorur teknologji të reja ndërtimi si pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të forcuar ushtrinë mes tensioneve me Perëndimin pas aneksimit të Rusisë të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.
Nga ana tjetër, NATO po shqetësohet gjithnjë e më tepër për gjurmët ushtarake ruse në rritje në Arktik dhe Uashingtoni dërgoi bombardues B-1 në Norvegji këtë vit.
Përshtati:Priza.al/Burimi: DailyMail