Erling Haaland vjen sot si një lojtar i cili e njeh shumë mire ambjentin gjerman, Norvegjezi do të përballet me ekipin rival të kohës kur ai lunate me Borusia Dortmund.
Kapitullimi i vonë i Bayernit në ndeshjen e parë në Mançester do të thotë se duhet të kapërcejnë një deficit 3-0 për të kaluar në gjysmëfinale.
Në mes të pjesës së dytë në Etihad, Bayern, po dominonte topin dhe kishte krijuar disa raste, por nuk arriti të konkretizonte asnjë rast.
Haaland brutalisht efikas tregoi se çfarë i mungonte Bayernit në sulm, ai shenoi dy gola te cilet tërheqin Cityn në rrugën për në gjysmëfinale.
Stuhia e Haaland ka gjasa të fundosi shpresat e Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Bayern në fakt kishte mundësi ta frenonte këtë ’stuhi’ në merkaton e verës pasi ishte shumë afer transferimit të talentit norvegjez në kampin bavarez, transferim i cili nuk u dakrtësua nga vetë lojtari pasi, 1 ishte ekipi rival i Borusia Dortmund dhe 2 sepse nuk po i pëlqente se si po e trajtonin Levandowskin në Mynih.
Ky transferim I bllokuar i hapi rrugën për në Ethiad, ku pjesa tjetër është histori, që kur u transferua në City, Haaland ka qenë spektakolar, duke thyer rekorde, 47 gola në 40 paraqitje.
Erling Haland është i etur të thyejë disa rekorde me ‘Qytetarët’ pasi numëron 11 gola këtë sezon në UCL dhe sigurisht nuk do i mungojë Pep Guardiolës sot në ‘front’