A do të rikthehet në shtëpi?
Sot luhet finalja e madhe e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë. Këta të fundit për herë të parë që pas titullit botëror të 1966 do të masin forcat kundrejt Italisë, kësaj here për kupën e Kampionatit Europian. Ndeshja do të luhet në Wembley dhe parashikohet një numër tifozësh që arrin deri në treçerekun e kapacitetit të stadiumit për shkak të masave anti-Covid.
Kryeministri Boris Johnson ka lejuar vetëm 1000 italianë, që të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar për të parë finalen me biletë që kushton 610 euro. Ndërkohë për anglezët minimumi një biletë kushton 3000 pound.
Dy vendet pozicionohen në 10-shen e parë të botës. Anglia renditet në vendin e katërt, ndërsa Italia në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm të Fifa-s.
Në fazën gjysmëfinale të dyja këto skuadra përfaqësuese patën nevojë për kohën suplementare. Kështu skuadra e Mancinit mundi me 11-metërsha Spanjën, ndërsa vendasit mundën Danimarkën, pas një penalltie plot polemika të akorduar në kohën shtesë, të dhuruar me shumë zemërgjerësi nga kryesori holandez Danny Makkelie dhe e fituar nga një lojtar i njohur e tepër problematik në situata të tilla si Raheem Sterling.
Përsa i përket formacionit italian do të mungojë lojtari më i shpejtë i europianit, Spinazzola, për shkak të dëmtimit, ndërsa Federico Chiesa nuk është 100% në aspektin fizik. Në krahun tjetër , probleme fizike ka vetëm mesfushori i Manchester City, Phil Foden.
/Priza.al/