Mësimi plotësues përmbyllet këtë javë për të nisur të hënën më 27 shtator, vitin e ri shkollor. Zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, e ftuar në studion e lajmeve të “RTSH 24”, ka sqaruar se mësimi do të nisë fizikisht në institucionet arsimore, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë.
Skenarët e tjerë si ai i mësimit në distancë, është shprehur zv.ministrja, do të vihen në zbatim vetëm nëse do të kemi një përkeqësim të situatës, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Për sa i takon vaksinimit të mësuesve, Guga tha se, ky proces do të përmbyllet me të dyja doza në fund të muajit dhjetor.
Procesi i shpërndarjes së librave ka përfunduar në të gjitha shkollat, ndërsa në fillim të javës së ardhshme, ato të publikojnë planin e detajuar, për ndarjen e nxënësve në klasa dhe mënyrën si do zhvillohet mësimi.
/Priza.al/