Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për mediat para se të shkonte të votonte në qendrën e votimit pranë ambasadës së SHBA në referendumin e thirrur për shkrakimin e Bashës.
Në fjalën e tij Berisha është shprehur se protesta e cila pritet të zhvillohet të hënën, është thirrur në cilësinë e sovranit.
Ndërkohë sa i përket Kuvendit Kombëtar, i cili është duke u zhvilluar ditën e sotme pranë Pallateve të Kongreseve Berisha e ka konsideruar si një mbledhje anti-demokrate nga Lulzim Basha. Sipas tij ky është takim i shoqërisë Brava- Bardhi.
“Të hënën ora 4 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar por dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 mln euro që kërkon kreu i meduzës.
Qytetarët po i mbledh në cilësinë e sovranit. Kuvendi është autoriteteti më i lartë i cili udhëroi me votën e tij thirrjen e referendiumit. Referendurimin e mbledhi sovrani, populli.
Ky i sotmi është një takim anti demokrat, një takim i shoqërisë Brava -Bardhi.
Basha nuk ka mbështetës, të hënë janë të ftuar të gjithë simpatizantët e PD, Lulzim Brava mbetet Brava”- tha Berisha.