Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesme kanë reaguar këtë të premte në lidhje me krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Përmes një deklaratë për mediat, kjo shoqatë shprehu pakënaqësi ndaj qeverisë ku kanë paralajmëruar një protestë ditën e nesërme.
Sakaq përfaqësuesit e bizneseve thanë se nesër do të mbyllen qepenat e bizneseve për rreth një orë.
Si dhe në rast se nuk do të këtë reagime nga qeveria, ata paralajmërojnë përshkallëzime në të gjithë vendin.
Deklarata e plotë:
Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë , që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhu drejtpërdrejt me konsumatori.
Kërkojmë rishikimin e këtyre pikave:
1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.
2-Mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.
3- Të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.
Do t’i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë.