Partizani e ka nisur si mos më keq këtë sezon. Deri tani ka regjistruar katër barazime, një humbje dhe asnjë fitore. Ata kanë pësuar 5 gola në 5 ndeshje, kanë shënuar vetëm 4 gola dhe të gjitha këto janë detaje dhe shifra që konfirmojnë qartësisht momentin negativ që po kalojnë.
Kukësi ishte një tjetër provë e fortë për ekipin e Ilir Dajës, një tjetër ndeshje ku nuk arritën të dilnin me pikë të plota. Tashmë Partizani kërkon fitoren me çdo kusht për të mos zhytur edhe më shumë ekipin në krizë.
Trajneri Daja duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi kalendari i rezervon derbin e kryeqytetit, një sfidë që mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit ose mund të sjell pasoja akoma më të rënda ku i gjithë projekti me Ilir Dajën në stol është në dyshim të fortë.
/Priza.al/