Tirana është ndezur sërish nga festa, argëtimi dhe muzika. Kësaj here ishte artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila dhuroi spektaklin e radhës në kryeqytet. Këtë 6 shtator kishte shumë gjëra për të festuar: shenjtërimi i Nënë Terezës më 5 shtator, titulli “Tirana, Kryeqyteti i Rinisë” për 2022-shin, Java e Kulturës Britanike, pjesë e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës dhe më e rëndësishmja, u festua për fuqinë e gruas.
Jo më kot këngëtarët që shoqëruan kësaj here Rita Orën ishin të gjitha vajza: Kida, Ronela Hajati, Efi Gjika apo Semi Jaupaj.
Vetëm pak ditë më parë, një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë është abuzuar dhe artistet shqiptare protestuan jo vetëm nëpër sheshe por dje, edhe në skenë.
“Ajo që ndodhi në Kosovë ishte diçka e rëndë, që na bëri të kujtojmë edhe një herë sa e rëndësishme është që prindërit dhe komuniteti të punojnë me të rinjtë, me fëmijët, që këto ngjarje të mos përsëriten, që fëmijët të ecin të qetë në rrugët e vendit të tyre, që të mos abuzohen; ky koncert mbahet falas pikërisht për të dhënë këtë mesazh. Dua të tregoj që vajzat shqiptare mund t’ia dalin, të jenë të lira e të luftojnë për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet”, u shpreh këngëtarja e lindur në Prishtinë.
Dhe sigurisht aty ku ka kauza sociale, si dhuna ndaj vajzave e grave nuk mungon as Vodafone e cila e ka vendosur teknologjinë në funksion të mbrojtjes së viktimave të dhunës me bazë gjinore. Gratë e dhunuara mund të përdorin aplikacionin “Brightsky” të zhvilluar nga Vodafone për të denoncuar dhunën si dhe për të përfituar shërbime e këshillim falas.
Rita këndoi hitet më të bukura të repertorit ndër vite, por nuk mungoi as versioni i saj i “Valles së Tropojës”, një interpretim emocionues i artistes dhe trupës së saj të baletit, që ndezi sheshin “Skënderbej”. Si në çdo festë, nuk munguan juthistët. Nuk munguan JUTH dhe Vodafone, partnerë jo vetëm të këtij koncerti në veçanti, por të “Tirana Youth Capital”. Sepse aty ku ka muzikë, festë, argëtim është Vodafone, me rrjetin më të mirë, i cili iu mundëson të gjithëve të ndajnë në kohë reale, përmes rrjeteve sociale, emocionet e forta të koncertit. Të lidhur nga Rita Ora. Të lidhur nga Vodafone.