U bënë prindër pak ditë më parë Dojna Mema dhe Vlashent Sata duket se po e shijojnë në maksimum të qenurit prindër.
Moderatorja solli në jetë djalin që e quajti Nolan Sol, lajm të cilin e zbuloi përmes një video që publikoi me vogëlushin .
Së fundmi, ajo ka ndarë një tjetër moment të këndshëm me ndjekësit.
Bëhet fjalë për një video teksa Vlashenti përkëdhel vogëlushin e tyre, të cilin duket se e ka zënë gjumi. Sakaq, kujtojmë që pak javë më parë, Dojna foli dhe për mundësinë e rikthimit në ekran.
Ajo la të nënkuptojë se ardhja në jetë e djalit nuk do ta privojë në lidhje me punën e saj.