Të majtë dhe të djathtë të hidhëruar nga largimi i parakohshëm i Bashkim Finos/ Braçe bën premtimin e rëndësishëm që në mëngjes 

Të majtë e të djathtë dje u bënë bashkë pas humbjes së parakohshme të ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ai nuk mundi dot të fitonte betejën me koronavirusin. Ndajrja e parakohshme, i preku të gjithë pavarësisht ngjyrimeve politike.

Këtë humbje të madhe e ka përjetuar shumë keq edhe miku i tij i ngushtë, zv.kryeministri Erion Braçe.

Braçe e ka nisur mëngjesin e sotëm me një premtim të madh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe premton se kanë një betejë të rëndësishme për të bërë edhe për Finon.

Statusi

Jeta vazhdon!
Kemi beteje per te bere,
edhe per ty!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Bashkim Fino u nda nga jeta dje, pasi prej javësh ndodhej i shtruar në spital, në përpjekje për të mposhtur sëmundjen. Në nder të tij, me vendim të qeverisë, 29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare.

Për homazhe në Pallatin e Kongreseve u bënë bashkë të majtë e të djathtë. Prezentë ishin kryedemokrati Lulzim Basha me bashkëshorten, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ambasadorja amerikane Yuri Kim etj. Bashkim Fino spikati në karrierën e gjatë politike për Pajtimin Kombëtar në vitin e vështirë 1997. Ai ishte i vetmi emër për të cilin palët dakordësuan të vendosej në krye të qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *