Ditën e mërkurë Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi pritet që t’u komunikohet akuzat për aferën e kompleksit ‘Partizani’.
Prej fundvitit të kaluar ish-kryeministri vijon që të ndodhet në masën e sigurisë arrest në shtëpi, po ashtu edhe Malltezi. Të dy ditën e mërkurë do të paraqiten në SPAK.
Berisha do të paraqitet i pari në orën 12:00 dhe Malltezi më pas në 14:00. Të dy kanë kontestuar veprimet e drejtësisë së re duke e cilësuar si të motivuar politikisht.