“Të mos ketë lidhje me atë që ka telashe të reja me drejtësinë”, Spiropali -opozitës: Ne propozojmë emra, s’jemi të pandehurit tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për zgjedhjen e presidentit këtë të martë.

Spiropali tha se të dyja palët duhet të ndahen nga modeli i vjetër si dhe është mazhoranca ajo që ka të drejtën për të propozuar emra.

“Meqë po flasim për procese dhe vullnete, as letra as sofizma s’mund të zëvendoësojën vullnetet dhe proceset. Kemi vullnet ta bëjmë këtë proces me ju, dhe data 23 është e arsyeshme, është afati maksimal. Bini dakort për datat. Ne si për procesin edhe për emrat jemi të hapur. Duhet të mishërojmë ato kritere dhe vlera që flisni me disa emra. Ne nuk tallemi me emrat tuaj duam emra që të marrin 20 firma.

Ne e kemi të drejtën që të propozojme emra, nuk jemi të pandehurit tuaj, nuk jeni përfaqësuas të OSBE-ODIHR. Ne jemi qeveri legjitime. Mos flasim për proceset tuaja të humbura zgjrdhore, u konsumuar me largimin e Bashës. Ejani me emra, të mos kenë lidhje me atë që do të dalë në konferencë për ato telashe t ereja që I kanë dalë me drejtësinë. E keni pasur përfaqësimin e opozitës në krye të shtetit, doli në fushatë krak për krah me ju. Të ndahemi nga ky lloj modeli. Ulemi kur të doni, të bëim ëdakort për emra”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *