“Të ndalet kjo masakër”, Meta i drejton thirrjen urgjente Prokurorisë

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka dalë në mbështetje të banorëve në Thirrë të Mirditës, të cilët protestuan një ditë më parë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i në zonë, dhe të një fabrike uji. Presidenti Meta bën thirrje që të ndalet ndërtimi i HEC-it, duke e konsideruar masakër ekologjike, ndërsa i kërkon Prokurorisë nisjen e hetimeve për dhënien e lejeve. Meta i drejtohet Prokurorisë që të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme. Po kështu kërkon që përgjegjësit të dalin para ligjit.

Statusi

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *