“Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin”/ Kërkesat e dy deputetëve për Presidentin e ardhshëm: Duhet të jetë antikomunist që…

Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së janë dakord që të ulen në tryezë me mazhorancën për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës.

Mësohet se dy prej deputetëve të PD-së gjatë mbledhjes të grupit parlamentar, Lefter Gështenjës dhe Ferdinant Xhaferrajt, të cilët gjithashtu kanë pranuar të përfshihen në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Deputeti Lefter Gështenja është shprehur opozita duhet të zgjedhë disa emra me integritet të lartë. Ai thotë se kushti i tij i vetëm është që të propozohet një personazh antikomunist që nuk shitet dhe nuk blihet.

Ndërkohë deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se duhet që opozita të përfshihet në proces, por të mos lejojë të përdoret nga ai.

Ai propozon që për procesin të negociohet me faktorin ndërkombëtar.

Gështenja: Edhe pse ne e dimë që Rama i ka numrat në Parlament, ne duhet të marrim pjesë duke vendosur kritere të sakta se kush duhet të jetë Presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim disa kandidatë potencialë që kanë reputacion në opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancën me kandidatë me integritet. E sigurt që qytetarët do të na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është që Presidenti të jetë një antikomunist që nuk shitet e nuk blihet. Së pari nëse duhet të bëj lajm do thoja që ne s’duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Në fakt un jam që ne duhet të marrim pjesë në proces.

Xhaferraj: Të marrim pjesë por mos të përdoremi nga procesi. Të negociojmë me faktorin ndërkombetar për procesin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *