Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD. Pas takimit, Kim ka ndarë një mesazh në rrjetin social ‘Twitter’. Ajo këshillon dy palët që të trajtojnë njëri-tjetrin më me respekt, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, si dhe të ngrihen mbi partishmërinë nëse është e mundur. Ndër të tjera, ajo ka postuar foto me Taulant Balla dhe Alfred Rushaj.
Postimi i plotë
Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur.