Artisti i njohur nga Kosova, Gold Ag ka ndarë një foto me të ëmën në rrjete sociale duke i uruar ditëlindjen. Ai shfaqet duke përqafuar nënën e tij ndërsa mban pranë dhe djalin e tij Guerilin dhe ka shkruar: “URIME DITËLINDJEN NANË, t’paça edhe shumë vite”.
Kujtojmë që pak ditë më parë dhe djali i tij Guerili festoi dy vjetorin e lindjes. Ai erdhi në jetë në 28 Nëntor të vitit 2020, një dëshirë që zoti ia plotësoi reperit pasi theksoi se donte shumë që i biri të lindte në një datë kaq të rëndësishme për shqiptarët.