Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një shkollë në St. Louis

Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një shkollë të mesme në St. Louis dhe gjashtë persona u plagosën përpara se policia të vriste sulmuesin.

Një mësues dhe një vajzë adoleshente u vranë në të shtënat, tha komisioneri i policisë Mike Sack. Mes të vdekurve është 61-vjeçari Jean Kuczka, mësues i edukimit fizik. Tetë persona janë transportuar në spital.

Asnjë oficer nuk u lëndua, tha Sack.

Personi i armatosur hyri në shkollën e mesme “Central Visual & Performing Arts” të hënën pak pas orës 09:00 me orën lokale. Dera e objektit të shkollës ishte e mbyllur dhe nuk dihet se si ka hyrë i dyshuari.

Policia “ndaloi” me shpejtësi sulmuesin, njoftuan nga shkollat ​​shtetërore të St. Louis.

Nuk dihet motivi i sulmuesit, i cili humbi jetën pas shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe as lidhja e tij me shkollën ku frekuentojnë rreth 400 nxënës.

Ka pasur dhjetëra të shtëna me armë zjarri në shkolla në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit. Një nga më vdekjeprurësit ndodhi në maj kur një person i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në Uvalde, Teksas.

Sipas BBC, të dhënat nga Java e Arsimit tregojnë se deri më tani këtë vit ka pasur të paktën 35 të shtëna në shkolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *