Kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca u rikthye pas mungesës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme, të thirrura nga opozita. Ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë t’i bojkotojnë.
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e ngacmoi duke i thënë se ka marrë leje nga koordinatorja e komiteteve në LVV, Dejona Mihali.
“Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit. Po më vjen mirë që ke ardhë dhe ta paska dhënë lejen Dejona që të vish këtu në sencë”, tha ajo.
Konjufca reagoi “S’po më njihshe bash mirë, po nejse vazhdo”.