Të përfshirë më shumë se 20 persona në sherr, shqiptarët rrihen me ciganët në Greqi

Një përleshje e ashpër mes dhjetëra ciganëve dhe shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 22:00 në Parkun Peristeria. Sipas dëshmitarëve okularë, shkak ka qenë fakti se të miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin. Më pas gratë e dy familjeve filluan të rriheshin, ndërsa episodi u shndërrua shpejt në një sherr të ashpër ku u përfshinë më shumë se 20 persona.

Të njëjtat informacione thonë se fillimisht ka shpërthyer një sherr mes të miturve dhe më pas janë përfshirë prindërit. Në episodin e egër që zgjati rreth një orë, ata përdorën gurë, shishe alkooli dhe sende të tjera me qëllim që anëtarët e njërës familje të dëmtonin të tjerat.

Banorët e lagjes të frikësuar kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje me forca shumë të forta. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona dhe deri më tani policia ka arrestuar katër persona.

Vihet re se pas episodit fillestar ka pasur një tension të ri me policinë që ka ndërhyrë sërish. Siç thanë banorët për protothema.gr, shpesh herë incidentet ndodhin mes të njëjtëve persona në zonë dhe kanë frikë se do të ketë më shumë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *