Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi një natë më parë në Tel Aviv. Në një mesazh publik, kryeministri Edi Rama thekson se do të qëndrojnë krah Izraelit e se dënonë këtë sulm që ka marrë jetë njerëzish. Po ashtu, kreu i Qeverisë shton se dënon me forcë autorët dhe të gjithë mbështetësit e tyre.
MESAZHI I RAMËS:
Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.