Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për arrest me burg për dy efektivët të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin kur komisariati i Kamzës është përfshirë nga flakët.
Në zjarrin pranë komisariatit humbi jetën 26 vjeçari Arben Mici, i cili ka qenë i dënuar për dhunë në familje.
Një tjetër ngeli i plagosur, bëhet fjalë për shtetasin Dilaver Idrizi, dhe efektivi Hajredin Boja.
Boja së bashku me efektivin Fatmir Isufi akuzohen për shpërdorim detyre.