Deputeti, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me protestën e 7 korrikut e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha.
Jashtë dyerve të parlamentit, Alibeaj tha se se mënyra më e mirë për të protestuar është Kuvendi. Sakaq shtoi se nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër.
“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Berisha të protestojë për non gratat e PS. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë. Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.