Të punojmë si diplomatë e të flasim si patriotë/ Kurti në mbledhjen e dy qeverive: Fati ynë është në BE, duhet t’i forcojmë dy shtetet

Pas Ramës fjalën në mbledhjen mes qeverive e ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e ka nisur deklaratën e tij me përkujtimin e viktimave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kurti ka thënë më tej se marrëdhënia mes dy vendeve i ndihmon shumë dy vendet edhe për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Kurti ka cituar se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jetë diplomate përsa i përket punës por dikutimet mes tyre duhet të jenë mes patriotësh.

Fjala e Kurtit:

Unë vitin e kaluari isha kryeministër 4 muaj, këtë vit janë bërë 8 muaj, kështu që kam përparuar. Sa herë që vij në Shqipëri besoj dhe për shumë qytetarë të Kosovës kam një ndjesi të veçantë që nuk e shpjegoj dot. Nikollë Nikprelaj thotë s’jemi si lisi me dy degë. Pavarësisht me dy dialekte që njehsohen nëpërmjet veprimeve. Prapë njëlloj do të ishte se dhe ky është mesazh. Ajo që Kosova e kaloi shekullin e fundit ka një lloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë e shkaktuar nga truma e shkaktuan nga ndërrimi I simboleve që është pasuar me tronditje kolektive. Pësuam një zëvendësim që nuk lejua të pyetej dhe të debatohej. Kjo është temë e dhimbshme se nuk është politikisht korrekte të diskutosh për të. Të thuash se jemi komb i lumtur të ndarë është marrëzi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, thonë nacionalist për BE, thonë diplomat. Këta të fundit janë më të suksesshëm,. Të punojmë si diplomat të flasim si patriot. Integrimi tonë, në Sa më mirë horizonti I marrëdhënieve tona, aq më mirë integrimi në BE. Integrimi është strategjik dhe qëllimor. Progresi në numër I marrëveshje të pasohet me cilësi në zbatimin e tyre, janë më rëndësi sa ekonomike dhe historike. Patriotizëm sot është të luftosh krimin, korrupsionin, krimin e organizuar, median, fjalën e lirë, sistemimin, gjyqësor, për të bërë qytetarët të jemi krenarë Bashkëpunimi me njëri tjetrin e kemi detyrë si dhe mbrojtjen ndaj kujtdo. Sa më të njehsuar që jemi në qëndrimin tonë, aq më të fuqishëm do të bëhemi. Jemi dy shtete të shpërqëndruara. çdo e mirë e njëri shtetit mund të përcillet te shtetit tjetër çdo veprimtari mund të përcillet në vendin tjetër.

Duhet të vrapojmë në shpejtësi dhe cilësi. Mund të prodhomë më mirë dhe të fitojmë më shumë. Nuk ka përhumbje më të madhe se shpërndarja në linja të paqëndrushme veprimi. Ne kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është ekologji e tokës në det. Lidhja hekurudhor është me rëndësi ekonomike dhe gjeopolitke pasi rrtit shqiptaët dhe forcon rajonin. Me fqinjët kemi të kaluar të përbashkët, por do të ndajmë dhe të ardhmen. Do të lehëtojmë proçedurën e marrjes së lejeqëndrimit.

Fishta kemi bajram e pashkë, por kemi shqiptarinë bashkë. Po rrisim bashkëpunim në fushën e drejtësisë. Po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *