Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bëra nga opozita se kreu ekzekutivit kishte kërcënuar SPAK-un gjatë asamblesë së Partisë Socialiste të zhvilluar ditën e sotme. Rama i ka konsideruar këto akuza si “për të qeshur e për të qarë” ndërsa shtoi se deklarata e tij nuk kishte të bënte me kërcënime por me thirrjen që të veprohej njëanshmërisht në goditjet e bëra. Gjithashtu theksoi se PS nuk do të lunate më rolin e “mumjes” në goditjet e SPAKU-t.
Postimi i tij në Twitter:
Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!
Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!