“Të rikthejmë torbat” Kumbaro: Ja afati për ndalimi e qeseve plastike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në panelin për mjedisin në fazën e parë të Kongresit të PS-së, deklaroi se duke nisur nga 1 qershori qeveria do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike.

Ministrja tha se gjobat për shkelësit do të rriten, pasi qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i Këshillimit Kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, deklaroi ministrja.

“Në 17 mars miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

 

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i Këshillimit Kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, deklaroi ministrja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *